You are here
Home > Futbolli Shqiptar > VIDEO/ Nuhiu e kthen futbollin në regbi, kapiteni e bën “baltë” dhe akuzohet për trukim  

VIDEO/ Nuhiu e kthen futbollin në regbi, kapiteni e bën “baltë” dhe akuzohet për trukim  

Nëse kërkoni ndeshjen më të çuditshme të këtij viti, atëherë ndaluni, sapo e keni gjetur atë. Bëhet fjalë për takimin mes Sheffield Wensday dhe Middlesbrogh, të përfunduar me rezultatin 1-2, ndërsa atje protagonist në pjesën e dytë ka qenë edhe sulmuesi shqiptar, Atdhe Nuhiu.

Në minutat e fundit të takimit, një skenë qesharake ka parë si protagonist edhe futbollistin e Kosovës. Një top i ngelur në limitet e zonës kundërshtare, ka sjellë që lojtarët e ndodhur aty, mes tyre edhe Nuhiu, për një moment të lënë lojën e futbollit dhe të nisin një tjetër, atë të regbisë.

Por kjo lojë ka ofruar edhe shumë momente të tjera pikante. Një realizim i çmendur ka qenë ai i Adam, që godet menjëherë nga jashtë zone, pa rënë topi në tokë, për të shënuar një gol të rrallë. Ndërsa personazhi qesharak i mbrëmjes ishte kapiteni i skuadrës së Nuhiut dhe Sheffield Wensday, Tom Lees.

Pasi e mbajti topin në mënyrë të pakuptimtë disa sekonda në gjysmëfushën e tij, megjithëse ndodhej në presionin e kundërshtarit, Lees vendos që t’ia dhurojë rivalëve topin, që këta të fundit të gjenin lehtësisht rrjetën. Në Angli kanë nisur menjëherë tifozët e klubit të Wensday të akuzojnë lojtarin për një gafë e cila shkon deri në limitet e një trukimi të mundshëm, ndërsa futbolli anglez është vërtet ai i çudirave. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top