You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Lenjani dhe Kukeli ndihen të vjedhur, Bazelit ia dhuron fitoren vetë gjyqtari

VIDEO/ Lenjani dhe Kukeli ndihen të vjedhur, Bazelit ia dhuron fitoren vetë gjyqtari

Sioni nuk ka arritur të dalë me pikë nga përballja që kishte me Bazelin në kampionat, pasi humbi me rezultatin 1-0 në transfertë. Në këtë takim kishte shumë lojtarë shqiptarë në fushën e lojës, nga të dyja krahët.

Te Sioni nga minuta e parë luajtën Kukeli dhe Lenjani, pa harruar edhe “të magjishmin” Bastien Toma. Ndërsa te Bazeli nuk mund të mungonte i përhershmi Taulant Xhaka, ndërsa Edon Zhegrova gjendej në stol. Në Zvicër pati një jehonë të madhe dhe diskutime të shumta kjo ndeshje, pasi vendasve iu dhurua fitorja nga gjyqtari.

Ky i fundit i fali një penallti hapur Bazelit, pas rrëzimit të Buas që ka reklamuar një penallti. Pamjet e tregojnë qartësisht se kontakti mes portierit dhe futbollistit të Bazelit nuk ekzistonte. Në të njëjtin mendim nuk ishte kryesori i takimit, që i jep tre pikë skuadrës së njohur zvicerane, megjithëse Young Boysi e ka “vrarë” kampionatin prej kohësh. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top