You are here
Home > Futbolli Shqiptar > VIDEO/ Ky përfundimi i Milot Rashicës! UEFA nuk mund të qendrojë në heshtje para perlës

VIDEO/ Ky përfundimi i Milot Rashicës! UEFA nuk mund të qendrojë në heshtje para perlës

Gola të realizuar në atë mënyrë si Milot Rashica dërgoi topin në rrjetë ndaj Ishujve Faroe, janë padyshim të rrallë dhe një vlerë e shtuar për “Ligën e Kombeve”. Një vlerë e shtuar për këtë format të ri, që është i braktisur në një farë mënyre nga gjigantët e njohur, të cilët qartësisht nuk po e japin maksimumin e tyre në fushën e lojës.

Gjithsesi, ajo perlë e Milot Rashicës nuk e kishte një të dytë. Një top që goditet në mënyrë të menjëhershme dhe përfundon në cepin e rrjetës. Të gjithë vendosin duart në kokë, ndërsa Rashica formon shqiponjën me to për të nisur festën.

Ishte i pari me fanellën e Kosovës, por “çmenduri” të tilla Rashica i ka në gjak dhe këtë e tregon më së miri karriera e tij. Nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, UEFA ka publikuar golin e Rashicës, duke shprehur konsideratën për atë realizim të futbollistit shqiptar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top