You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Klop nuk ndryshon kurrë në konferenca: Zë erotik ky i përkëthimit, mund të flasi prapë?

VIDEO/ Klop nuk ndryshon kurrë në konferenca: Zë erotik ky i përkëthimit, mund të flasi prapë?

Gjithmonë Klop do të shfaqet ndryshe nga trajnerët e tjerë në konferencë, shpeshherë duke shkaktuar edhe të qeshura mes të pranishmëve. Këtë herë trajneri i Liverpulit kishte menduar për një tjetër gjetje, përpara takimit me PSG.

Teksa gazetarët po i bënin pyetje në gjuhë të ndryshme, Klop kishte një kufje e cila po ia përkëthente pyetjen nga frëngjisht në anglisht. E teksa ishin të gjithë më vemëndjen maksimale për të dëgjuar përgjigjen e tij, tekniku i Liverpulit është shprehur: “Uau, zë shumë erotik ky i përkëthimit. A mund të flasë sërish?”, u shpreh mes të qeshurave tekniku gjerman.

Kjo është sjellja që gjithmonë e kemi parë tek ky njeri, pavarësisht se është përpara një takim kaq delikat sa ai ndaj PSG-së, nuk vihet re asnjë tensionim i tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top