You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Këtë herë e tepron Etrit Berisha, Piatek e gjen sërish rrjetën pas daljes së gabuar

VIDEO/ Këtë herë e tepron Etrit Berisha, Piatek e gjen sërish rrjetën pas daljes së gabuar

Milani po arrin të fitojë me rezultatin 1-3 ndaj Atalantës në transfertë. Nëse gjithçka mbaron në këto shifra, atëherë kjo do të jetë një fitore e madhe e kuqezinjve, nga një stadium ku nuk dalin shumë ekipe me tre pikë.

Atalanta kaloi e para në avantazh, por në përfundimin e së parës do të ishte Piatek që me një prekje fantastike të topit, do e mposhte Berishën. Për të kaluar te një predhë e vërtetë e Calhanoglou që do e ndalte sferën në fundin e rrjetës, për të sjellë edhe avantazhin e ndeshjes.

Nga minuta e parë është Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha në këtë takim, ndërsa ky i fundit ndodhet në një mbrëmje të errët. Në golin e tretë do të ishte një dalje krejtësisht e gabuar e Berishës që do ia dhuronte golin Piatekut. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top