You are here
Home > Futbolli Shqiptar > VIDEO/ Jo vetëm goli ku i hipnotizoi, Celina detyroi edhe portierin të fuste topin në rrjetë

VIDEO/ Jo vetëm goli ku i hipnotizoi, Celina detyroi edhe portierin të fuste topin në rrjetë

Bersant Celina vazhdon të mbetet një prej lojtarëve shqiptarë më në formë. Këtë herë sulmuesi shqiptar ka marrë gjithë vëmendjen ndaj Brendfordit. Jo më kot, pasi atë fitore me përmbysje në rezultatin 4-1, e vendosi Celina.

E gjithë vëmendja kaloi te ai hipnotizim që futbollisti i bëri lojtarëve të Brendfordit në golin e tretë. I gjendur me topin në zotërim në cepin e krahut të majtë, Celina i ka kaluar të gjithë kundërshtarët, për të dërguar më pas topin në rrjetë.

Në realizimin e fundit do të jepte edhe një asist, ndërsa ajo që ka kaluar pa u përmendur, është goli i parë i realizuar nga Swansea në këtë ndeshje të FA Cup. Megjithëse është quajtur si një autogol, të gjitha meritat i shkojnë sërish Celinës.

Pas ekzekutimit të goditjes së dënimit nga ana e tij, topi do të godiste shtyllën e më pas trupin e portierit, për të përfunduar më pas në rrjetë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top