You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Ia “lidhën” këmbët skuatët e Chelseat, çfarë humbi Zeneli në dramën me Ajaksin

VIDEO/ Ia “lidhën” këmbët skuatët e Chelseat, çfarë humbi Zeneli në dramën me Ajaksin

Arbër Zeneli është një prej lojtarëve më në formë të momentit në kampionatin hollandez. Aktualisht ai është pjesë e skuadrës së Herenven, teksa këta të fundit arritën ditën e djeshme të merrnin një barazim dramatik përballë skuadrës së Ajaksit me rezultatin 4 me 4.

Lojtari dardanas në këtë përballje ka treguar një formë tepër të mirë, ku në minutën e 91, arriti edhe të jepte një asist për golin e katërt të ekipit të tij. Një minutë më pas, Zeneli humbi edhe një rast të pastër, teksa ishte i vetëm përballë portierit që mund ti kishte dhuruar edhe fitoren ekipit të Herenvenit. Mund të theksohet fakti që një barazim përballë Ajaksit të Amsterdamit është një pikë për t’u festuar për skuadrën e Herenvenit.

Ajo çka duhet theksuar për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës është fakti se në këtë sfidë kishin ardhur skautë nga Anglia, pikërisht për të vëzhguar shqiptarin. Kohët e fundit ka patur një interes tepër të madh nga Chelsea, ku blutë kërkojnë me ngulm shërbimet e Zenelit. E gjitha kjo është shndërruar edhe në një presion të madh për këtë lojtar, që me “këmbët e rënduara”, ka gabuar në një rast flagrant, ku asnjëherë nuk ka falur më parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top