You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ I mbetet vetëm të hyjë vetë në fushë, Bogdani nuk u beson syve ndaj Sllovakisë

VIDEO/ I mbetet vetëm të hyjë vetë në fushë, Bogdani nuk u beson syve ndaj Sllovakisë

Shqipëria U-19 ka marrë një tjetër humbje në ditën e sotme, këtë herë duke u mundur nga Sllovakia me rezultatin 3-0. Por ajo që ka rënë në sy, ishte e njëjta histori e përsëritur edhe ndaj Ukrainës pak ditë më parë, teksa ndëshkoheshim në minutën e fundit.

Kuqezinjtë krijojnë pafundësisht raste përpara portës kundërshtare, mbajnë ekulibrin në lojë, por nuk arrihet të konkretizohet në momentin përfundimtar. “Të mallkuar” dukeshin kuqezinjtë e vegjël për të gjetur golin, ndërsa rastet e shpërdoruara kanë qenë të panumërta.

Situata ka arritur deri aty aqsa të humbet edhe një penallti në pjesën e parë, por për të mos qenë i vetmi rast i pastër i shpërdoruar. Bogdani vendos duart në kokë, ashtu si edhe vetë lojtarët shpeshherë. Traversa na ndal në pjesën e dytë, ndërsa topi i shkon në disa raste ngjitur me shtyllën e kundërshtarëve.

I ngel vetëm të futet në fushën e lojës, Bogdani nuk ka se çfarë të bëj më shumë. Shqipëria U-19 krijon lojë të bukur dhe raste të panumërta, por nuk arrin dot t’i finalizojë ato, kur gjendet përpara portës. Sigurisht, ka ende punë për t’u bërë në mbrojtje, pasi disa prej golave të pësuar mund të evitoheshin. /Shqiperia.ch/

Përmbledhja e ndeshjes.

90′ Përfundon takimi. Sllovaki-Shqipëri U-19 3-0.

84′ Vazhdon historia. Krosim nga e djathta, Karica godet bukur me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën dhe nuk vjen goli i nderit për Shqipërinë.

77′ Qesharake duket situata dhe i mallkuar goli për kuqezinjtë. Isufi godet me kokë, por topi ndalet në shtyllë.

70′ Gerkos ka shansin për të ngushtuar diferencat, teksa gjendej pranë zonës dhe i lirë për të goditur, por konkretizimi i tij është për t’u harruar.

52′ Mundësi e artë për futbollistët kundërshtarë, dalin të vetëm përballë portës tonë, por këtë herë tregojnë “mëshirë”.

45′ Mbyllet e para. Sllovaki-Shqipëri 3-0.

41′ Vazhdon e njëjta histori. Një pasim i bukur nga mbrojtja, Muçi ka mundësi të mirë shënimi në limite të zonës, por gjen vetëm rrjetën e jashtme.

35′ E pabesueshme. Kuqezinjtë humbasin mundësinë për të shënuar edhe nga pika e bardhë. Mungon saktësia përpara portës. Lojën ne, golat kundërshtari.

32′ Shpërfytyrohet mbrojtja shqiptare. Kadak e ka të lehtë të futet në të, duke shënuar edhe golin e radhës.Sllovaki-Shqipëri 3-0.

30′ Shqipëria e pëson nga ligji i pashkruar. Kmet realizon me një gjuajtje direkte, pa e parë portën. Sllovaki-Shqipëri U-19 2-0.

29′ Kuqezinjtë “bombardojnë” portën kundërshtare, por nuk janë të saktë përpara portës kundërshtare, pavarësisht tentativave të shumta.

9′ Muçi humbet një mundësi të artë. I vetëm përballë portierit, nuk dërgon topin në rrjetë.

5′ Nëse nuk shënon, pëson. Një gabim i trashanik dhe mbrojtjes kuqezi sjell golin e parë. Sllovaki-Shqipëri U-19 1-0.

4′ Lahti humbet rastin flagrant. I gjendur në afërsi të zonës, gabon me gjuajtjen e tij.

1′ Nis takimi. Topi i parë i shkelmuar nga kuqezinjtë.

LIVE: Sllovaki-Shqipëri U-19 3-0

Përpara ndeshjes

Ditën e sotme në stadiumin “Niko Dovana”, luhet ndeshja midis Shqipërisë U19 kundër  SllovakisëU19. Të rinjtë e drejtuar nga ish bomberi, Erion Bogdani, synojnë  fitoren e parë në fazën eleminatore për Europianin e të rinjve.

Pak ditë më parë ata u mpshtën me rezultati 0-1, kundrejt UkrainësU19. Ndonëse “të vegjlit” zhvilluan një ndeshje të pëlqyeshme, nuk arritën dot të dilnin me pikë në ndeshjen e eparë. Kuqezinjtë e Bogdanit , kërkojnë fitoren e parë ngrupin ku janë pjesë edhe 3 skuadra të tjera, Norvegjia, Sllovakia dhe Ukraina

Pas përballjeve të para, Shqipëria U19 gjendet në vendin e fundit me 0 pikë po aq sa ka dhe Norvegjia U19. ndërsa vendin e parë me 3 pikë tëplota e ndan Ukrania dhe Sllovakia, respektivish me nga një fitore të marrë.  Përballja e dytë e kuqezinjve tanë zhvillohet sot në qytetin e Durrësit, në orë 12:00 përball Sllovakisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top