You are here
Home > Boks > VIDEO/ Ha Snikers dhe pastaj fiton! Joshua mposhtet për herë të dytë nga…”trashaluqi”

VIDEO/ Ha Snikers dhe pastaj fiton! Joshua mposhtet për herë të dytë nga…”trashaluqi”

Joshua i ka surprizuar të gjithë në duelin e boksit ndaj Andy Ruiz, me luftëtarin e pamposhtur që njohu shijen e disfatës së parë. Të gjithë u befasuan nga ai duel, ndërsa Ruiz tregon se një nga sekretet e tij, është konsumimi i “Snikersit”.

Një tjetër duel për të parë fuqinë e këtyre boksierëve, është bërë në një emision. Kështu në makinerin e forcës, do të shihej se kush prej dy sportistëve, do të kishte edhe fuqinë më të madhe. Anthony Joshua e ka dërguar makinerinë në 848, duke thyer rekordin e mëparshëm të saj.

Por Andy Ruiz, pasi ka konsumuar “Snikers” si gjithmonë, e ka tejkaluar shifrën e parë për ta dërguar në 967. Shumë prej mediave europiane e etiketojnë edhe si “trashaluqi” për shëndetin paksa të tepruar të Ruiz, por flitet për një nga më të mirët në botë aktualisht. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top