You are here
Home > Kombëtarja U-21 > VIDEO/ Gol me skemë “alla De Biazi”, Shqipëria mposht sërish Kosovën

VIDEO/ Gol me skemë “alla De Biazi”, Shqipëria mposht sërish Kosovën

U luajt në “Loro Boriçi” takimi i dytë miqësor mes 19-vjeçarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës. Ashtu si në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Elbasan Arena”, edhe në këtë takim, Shqipëria e drejtuar nga Erjon Bogdani triumfoi me rezultatin 2-1.

Shqiperia

Në minutën e 39-të, Pasha kaloi në avantazh kuqezinjtë e vegjël, me një skemë fantastike “alla De Biazi”. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Shqipërisë. Në minutën e 55-të, Limani barazoi shifrat, pas një gabimi në mesfushë të kapitenit Rama. Nuk zgjati shumë baraspesha, pasi Nezha në minutën e 79-të nga pika e bardhë e penalltisë, kaloi përsëri në avantazh skuadrën e Bogdanit.

Kosova

 Shqipëri U19 – Kosovë U19 2-1

Pasha 39′, Nezha 79′ (p)  / Limani 55′


Shqipëria U-19: Alla, Dragoshi, Isufi, Kalaj, Rama, Doda, Pëllumbi, Oshafi, Celhaka, Gavazaj, Pasha. Trajner: Erjon Bogdani.

Kosova U-19: Gashi, Maloku, Celina, Krasniqi, Ademi, Sakiraqa, Demolli, Kadriu, Zhdrella, Limani, Tolaj. Trajner: Ramiz Krasniqi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top