You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Fluturon, fluturon…Strakosha! Kjo ishte pritja më e bukur e mbrëmjes

VIDEO/ Fluturon, fluturon…Strakosha! Kjo ishte pritja më e bukur e mbrëmjes

Lacio ka marrë një goditje të madhe në mbrëmjen e sotme, pasi thuajse i ka larë duart me ëndrrën Champions. Ekipi i Inzagit nuk e arrin objektivin as në këtë sezon, ndërsa pas asaj humbje me rezultatin 1-0 ndaj Milanit, i duhet të kërkojë vetëm “Europa League”.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Kesie, që nga pika e bardhë e penalltisë, nuk ka gabuar përballë Strakoshës. Faktikisht, shqiptari nuk e ka një pikë të fortë pritjen e tyre, pasi në gjithë karrierën e tij profesioniste ia ka dalë vetëm 4 herë që të shpëtojë portën e tij.

Gjithsesi, edhe Strakosha e gjeti momentin për të lënë gjurmë në këtë mbrëmje. Në minutën e fundit, Suso dhuroi një goditje fantastike që po shkonte në cepin e portës, por fluturimi fantastik i gardianit të Kombëtares e mbajti Lacion edhe me 6 minuta të tjera shprese, megjithëse lacialët nuk arritën të përfitonin ndaj kundërshtarit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top