You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ “Fituan” Premier Leaguen! Gëzimi i Evertonit, është dëshpërimi i Liverpulit

VIDEO/ “Fituan” Premier Leaguen! Gëzimi i Evertonit, është dëshpërimi i Liverpulit

Evertoni ka barazuar në ndeshjen e djeshme ndaj Totenhemit me rezultatin 2-2, por kjo skuadër ishte pa asnjë objektiv në këtë fund të sezonit. E gjendur në mesin e tabelës dhe pa asnjë qëllim të vetëm, tifozët kishin vetëm një dëshirë: “Liverpuli të mos marrë kampionatin”.

Pikërisht vetëm për këtë arsye kanë kënduar gjatë gjithë ndeshjes edhe ndaj Totenhemit, duke mbajtur edhe flamuj të Manchester Cityt në duar. Si një fitore të tyre në kampionat e kanë festuar sportdashësit e Evertonit atë triumf të Pep Guardiolës, vetëm për t’i parë “armiqtë e përbetuar” të pikëlluar.

Një tjetër gjetje më vete ishte kur disa prej tifozëve të Evertoni u bën pritë atyre të Liverpulit, duke u kënduar para syve: “Ju e humbët titullin në “Godison Park”. Kjo pasi para disa javësh Evertoni barazoi ndaj Liverpulit pa gola duke ndikuar edhe në humbjen e titullit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top