You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Ekzekutimi perfekt nga Memushaj i jep barazimin Pescarës

VIDEO/ Ekzekutimi perfekt nga Memushaj i jep barazimin Pescarës

Ledian Memushaj ka gjetur golin me ekipin e tij të Pescara-s, duke vendosur baraspeshën në takimin kundër Virtus Entella të vlefshme për Serie B.  Miqtë do të ishin të parët që do të kalonin në avantazh që në pjesën e parë, por në pjesën e dytë do të vinte dhe brazimi.

Memushaj shënoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 73-të, duke shpëtuar kështu Pescarën nga humbja. Portieri kundërshtar nuk ka arritur dot ta ndalë gjuajtjen dhe topi shkon në trekëndëshin e portës së Virtus Entallas. Mesfushori vlonjat shquhet për gjuajtjet e tij nga goditjet e dënimit, ndërsa është një nga pikat kryesore të ekipit të tij, duke ndihmuar mjaft me golat dhe lojën e tij.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top