You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ E prisnin shumë te Kosova dhe Shqipëria, Toma feston golin me fanellën e Zvicrës

VIDEO/ E prisnin shumë te Kosova dhe Shqipëria, Toma feston golin me fanellën e Zvicrës

Pak kohë më parë, në Kosovë e quajtën të mbyllur çështjen “Toma”. Një lajm i pavërtetë qarkulloi në të gjitha mediat sportive, se Bastien Toma i ishte bashkuar dardanëve. “Shqiperia.ch” ishte media e parë që përgënjeshtroi gjithçka, duke vërtetuar faktin se lojtari ende nuk e ka bërë zgjedhjen përfundimtare.

Në ditën e djeshme, mesfushori i Sionit ka arritur të shënojë me fanellën e Zvicrës ndaj Kroacisë, por për U-21. Helvetët kanë fituar me rezultatin 4-1 në atë takim, ndërsa Toma realizoi golin e dytë. Ky lojtar ka ende të drejtën e zgjedhjes, por duke parë gjithë historinë, është e qartë se mbetet në pritje të ftesës nga Zvicra e madhe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top