You are here
Home > Kryefaqja > VIDEO/ E parandjeu dhe po shihte kohën, Ilir Latifi humbet nga ora zvicerane në MMA

VIDEO/ E parandjeu dhe po shihte kohën, Ilir Latifi humbet nga ora zvicerane në MMA

Ilir Latifi është ndeshur rreth orës 03:10 me Volkan Oezdemir, në përballjen e MMA-së. Një nga luftëtarët e pakët shqiptarë në këto nivele, me vështirësinë që është në nivelet më të larta. Pavarësisht se raundi i parë nisi mirë për Latifin, do të ishte Oezdemir që do të fitonte.

Me origjinë kurde, kundërshtari i luftëtarit shqiptar përfaqësonte Zvicrën. Madje një nga gjestet e tij ishte edhe tregimi i orës, si për të thënë se gjithçka do të mbyllej brenda pak kohësh. Ndeshja do të përfundonte historinë në raundin e dytë.

Latifi do të trullosej pas disa goditjeve të njëpasnjëshme, ndërsa në dy minutat e fundit të raundit të dytë, hodhi vështrimin për të parë sesa kohë kishte mbetur nga përfundimi i raundit. Një parandjenjë për atë që do të vinte, pasi dy goditjet e fuqishme me të majtën e Oezdemir, do të rezultonin edhe vendimtare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top