You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Çfarë nisje e frikshme, Cikalleshi tund dy herë rrjetën e Beshiktash në 45 minuta

VIDEO/ Çfarë nisje e frikshme, Cikalleshi tund dy herë rrjetën e Beshiktash në 45 minuta

Vetëm para pak orësh, Sokol Cikalleshi ka zyrtarizuar kalimin e tij te Akhisari, pas përfundimit të marrëveshjes së huazimit me Goztepen.

Tashmë futbollisti shqiptar do të ketë punë për të bërë, pasi me skuadrën e re, do të luftojë seriozisht për mbijetesën në elitën e kampionatit. Gjithsesi fillimi është i mbarë, me sulmuesin shqiptar që e ka gjetur golin e parë.

Në humbjen e sotme të Akhisarit ndaj Beshiktashit me rezultatin 1-3, goli i vetëm i takimit erdhi nga lojtari i Shqipërisë. Cikalleshi u fut me fillimin e pjesës së dytë, duke lënë menjëherë gjurmë dhe duke i shënuar në minutën e 82 portierit Karius. Megjithatë, futbollisti shqiptar e ka tundur dy herë rrjetën e Beshiktashit gjatë këtij takimi, pasi realizoi edhe në minutën e 64 me një shkëputje dhe finalizim të bukur, por anësori e anulloi pasi ishte pak metra në pozicion jashtë loje. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top