You are here
Home > Kryefaqja > VIDEO/ Celina tund rrjetën nga 25 metra, edhe shoku i ekipit me duart në kokë

VIDEO/ Celina tund rrjetën nga 25 metra, edhe shoku i ekipit me duart në kokë

Bersant Celina vazhdon të dhurojë magji edhe në miqësore sa i përket ekipit të Swansea. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar një tjetër kryevepër në fitoren ndaj Exter City, e cila përfundoi me fitoren 1-3.

Faktikisht lojtari shqiptar ishte autori i një dopiete, por për t’u veçuar ishte realizimi i parë i tij. Me një distancë nga 25 metra dhe me goditjen e dënimit, Celina ka arritur të tund rrjetën falë saktësisë perfekte, ndërsa një prej shokëve të ekipit ka vendosur duart në kokë.  Nuk është hera e parë që ky futbollist arrin të realizojë në këtë mënyrë, pasi më parë e ka bërë të mundur edhe në “Championship”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top