You are here
Home > Futbolli Shqiptar > VIDEO/ Besytnitë janë humbje kohe, Tiranës nuk i mjaftoi as macja e zezë për të fituar

VIDEO/ Besytnitë janë humbje kohe, Tiranës nuk i mjaftoi as macja e zezë për të fituar

Sa e sa njerëz njihni, që ndërrojnë rrugën vetëm se shohin një mace të zezë t’i ndërpresë rrugën? Besytni quhen dhe humbje kohe janë në shumicën e rasteve.

Në rastin konkret, Tiranës nuk i mjaftoi as një mace e zezë që i ndërpret rrugën Partizanit, përpara udhëtimit të të kuqëve në stadium. Kështu, përpara se demat të bëheshin gati për ndeshjen, një mace e zezë ishte surpriza e tyre e pakëndshme.

Për këdo që e pa një situatë të tillë, një buzëqeshje e hidhur kaloi fillimisht. Bardheblutë kishin kohë që nuk e fitonin një derbi, ndërsa kjo “traditë” vazhdon po njësoj. Halili do të shënonte fillimisht, ndërsa dy golat e Hebajt do të përmbyste gjithçka dhe i vetëm. Mesa duket, nëse diçka është për të ndodhur, nuk ka mace të zezë apo çdo besytni tjetër që e ndalon. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top