You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Berat Gjimshiti jep asist kundër Romës, mbrojtësit e Kombëtares shkëlqejnë në Seria A

VIDEO/ Berat Gjimshiti jep asist kundër Romës, mbrojtësit e Kombëtares shkëlqejnë në Seria A

Mbrojtja e Shqipërisë duket më e sigurtë se kurrë, me legjionarët tanë që po paraqiten në mënyrë fantastike në Europë. Këtë herë flitet për Berat Gjimshitin, që ka dhënë asist në takimin që Atalanta po zhvillon ndaj Romës.

Rezultati është në shifrat 2-1, ndërsa në minutën e 50, mbrojtësi i Kombëtares ka fituar duelin në ajër dhe e ka nxjerrë Palominon me portën e boshatisur. Një zgjatje nga mbrojtësi tjetër i Atalantës ka mjaftuar që topi të dërgohej në rrjetë. Ndërkohë në golin e parë që u pësua nga Atalanta, ishte pikërisht Palomino që gaboi në kontrollin e topit, duke ia falur realizimin Dzekos.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top