You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Basha e bën serbin për spital, nga fusha me barrelë dhe del vetë me të kuqe

VIDEO/ Basha e bën serbin për spital, nga fusha me barrelë dhe del vetë me të kuqe

Një derbi shqiptar duhej të ishte ai në Greqi gjatë ditës së sotme, atje ku Arisi po përballet me Panionosin, por nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta. Migjen Basha i ka bërë një ndërhyrje horror mbrojtësit serb, Novak Maksimoviç.

Menjëherë në këmbë me taka dhe pa asnjë interes për topin, kaq ka mjaftuar që futbollisti i Panionosit të dalë me barrela nga fusha e lojës. Por një fat më të mirë nuk do e kishte Basha, që e ka braktisur lojën para kohe. Kartoni i kuq është nxjerrë menjëherë për mesfushorin shqiptar, që këtë herë e ka tepruar me ndërhyrjen e tij.

Një moment i përshtatshëm ky për Fiorin Durmishaj që të gjejë rrugën e rrjetës, duke parë që edhe kundërshtarët janë me një lojtar më pak. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top