You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Amir Rrahmani me asist fantastik kundër Interit, i prish festën në minutën e fundit

VIDEO/ Amir Rrahmani me asist fantastik kundër Interit, i prish festën në minutën e fundit

Interi nuk ka shkuar më tepër se barazimi 2-2 ndaj Veronës në takimin e vlefshëm për Serinë A. Lazovic gjeti golin e parë të takimit që në minutën e 2, për të hapur kështu serinë e realizimeve. Me nisjen e së dytës, zikaltërit arritën të përmbysnin në 10 minutat e para falë dopietës së Kandrevës.

Kur gjithçka pritej që të mbyllej në fitoren e ekipit të Kontes, vjen edhe barazimi përfundimtar. Rrahmani “vallëzon” me topin në zonën e Interit dhe duke e nxjerrë për Miguel Veloson, që dhuron një goditje brilante me të majtën për ta ndalur topin në rrjetë. Në këtë mënyrë Interi bën një tjetër hap të gabuar pas humbjes në shifrat 1-2 ndaj Bolonjës. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top