You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Ajo që i mungon Berishës, Strakosha rikthehet me pikën më të fortë

VIDEO/ Ajo që i mungon Berishës, Strakosha rikthehet me pikën më të fortë

Lacio ka luajtur ndaj Dortmundit në një miqësore të zhvilluar në përgatitjet përpara të nisjes së kampionateve elitare në Europë.

Rezultati ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të ekipit gjerman, por ajo që nuk mund të lihej pa u anashkaluar në këtë përballje, ishte paraqitja e Thomas Strakoshës. Gardiani shqiptar është paraqitur në formën më të mirë, duke treguar edhe pikën e tij më të fortë në prag të ndeshjeve të Kombëtares, ajo pikë që i mungon edhe Etrit Berishës.

Loja me këmbë, Strakosha këtë cilësi e zotëron këtë cilësi më së miri. Gjatë pjesës së parë të takimit, portieri shqiptar ka arritur të lërë mbrapa një prej futbollistëve të Dortmundit që po i bënte presion për marrjen e topit. Gjithashtu edhe në disa pritje të tjera, Strakosha ka treguar se lojën me këmbë e ka një nga pika e tij më të fortë.

Kjo pritet të jetë një avantazh i madh për të edhe në garën me Berishën, teksa ky i fundit e ka treguar në jo pak raste pasigurinë e tij në këtë drejtim. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top