You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Vetëm për duartrokitje! TKZ është për Shqipërinë, dërgon libra dhuratë për fëmijët shqiptarë

Vetëm për duartrokitje! TKZ është për Shqipërinë, dërgon libra dhuratë për fëmijët shqiptarë

Gjithmonë duke kujtuar data të rëndësishme dhe duke ndërmarrë aksione të ndryshme në shërbim të Shqipërisë, të cilat janë vetëm e vetëm për t’u duartokitur.

Këtë herë TKZ ka dalë sërish jashtë kufirit zyrtar të vendit tonë, por mes shqiptarëve, për të ndihmuar dhe bërë më të lehtë fëmijëve shqiptarë, që të ushqehen vetëm me libra në gjuhën e bukur shqipe. Flasim për shkollën “Mahmut Lekiq”, e cila ndodhet në Tuz.

Njëri prej anëtarëve të grupimit të TKZ, Leon Gjonaj e ka vizituar këtë shkollë, për të dorëzuar edhe librat shkollorë.  “Ky aksion është bërë nga TKZ. Megjithëse nuk kemi buxhet të madh, kemi zemrën të tillë. Një pjesë e kombit që është më në vështirësi, flitet për Luginën, Malësinë dhe Çamërinë, që ne kemi blerë disa libra dhe i kemi dhuruar. Në Çamëri do të presim edhe pak, por edhe atje do të mbyllet me sukses”, u shpreh Gjonaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top