You are here
Home > Futboll Bota > Vetëm një hap larg “Champions League”, Napoli nuk i pëlqen transferimi “fitore-fitore” për Hysajn

Vetëm një hap larg “Champions League”, Napoli nuk i pëlqen transferimi “fitore-fitore” për Hysajn

Elseid Hysaj është vetëm një hap transferimit drejt Valencias, atje ku do të kishte mundësinë që të luante edhe në “Champions League”. Një zgjedhje e mirë do të ishte për mbrojtësin shkodran, që nuk ka më hapësirë te Napoli.

Sipas asaj që raporton gazetari spanjoll i “Marca”, Miguel Angel Rodriguez, problemi i vetëm i kësaj marrëveshje është mënyra sesi Valencia kërkon të afrojë Hysajn. E thënë thjeshtë, “fitore-fitore”. Një huazim me të drejtë blerje, në varësi të ndeshjeve që lojtari shkodran do të luajë me ekipin e ri.

Nëse do të dështojë te Valencia, do të rikthehet te Napoli, atje ku do të paguhej edhe për një sezon tjetër. Skuadra italiane kërkon shitjen përfundimtare, por pritet që në orët e ardhshme të gjendet një zgjidhje edhe për këtë pikë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top