You are here
Home > Futboll Bota > Vendoset fati i Armando Sadikut, Levante kërkon si zëvendësues sulmuesin e Realit të Madridit

Vendoset fati i Armando Sadikut, Levante kërkon si zëvendësues sulmuesin e Realit të Madridit

Në mediat spanjolle jepet në formë të prerë vendimi se Levante e ka nxjerrë tërësisht jashtë planeve Armando Sadikun. Sulmuesi shqiptar e kishte edhe një shans të fundit për ta shfrytëzuar në përgatitjet që po zhvillohen në këtë verë, por duket se nuk e ka bindur trajnerin Paco Lopez.

Ky i fundit nuk e ka në plane lojtarin kuqezi për sezonin e ardhshëm, prandaj është e pashmangshme largimi drejt një skuadre tjetër. Për momentin aventura e re e Sadikut mbetet engimë, pasi është ndalur edhe tratativa me Trabzonsporin.

Sa i përket Levantes, këta të fundit kërkojnë që largimin e futbollistit të Kombëtares ta zëvendësojnë me sulmuesin e Realit të Madridit. Bëhet fjalë për Borja Mayoral që edhe më parë ka qënë pjesë e ekipit spanjoll, por si huazim. Këtë herë trajneri Lopez i ka kërkuar drejtuesve që të blejnë kartonin e lojtarit në fjalë, pasi e sheh si një zgjedhje alternative për të kompletuar sulmin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top