You are here
Home > Futboll Bota > Vendos kufjet në veshë për t’u shkëputur nga gjithçka, Strakosha është shembull në Itali

Vendos kufjet në veshë për t’u shkëputur nga gjithçka, Strakosha është shembull në Itali

Strakosha është duke bërë mirë javë pas jave në Itali, ndërsa me pritjet e tij vendimtare, Lacio po “fluturon” në kampionat dhe Europë.

Sa herë që thirret në detyrë, portieri shqiptar është aty, për të reaguar në minutat e parë, por edhe ato të fundit. Dy herë ka qenë ëngjëlli shpëtimtar i lacialëve i zbritur nga qielli në minutat e fundit, duke i mohuar barazimin Empolit me një pritje të dalë nga Strakosha vetë, e paparë askund tjetër, teksa me këmbë i largonte topin nga rrjeta Kaputos.

Për të mbërritur në ndeshjen e djeshme, atje ku ndërhyrja e Strakoshës me këmbë do i mohonte barazimin Marsejës, këtë herë në Europë pas gafës së Mariusiç. E për t’u rikthyer temës, gardiani shqiptar po trajtohet si një model në Itali. Të paktën, kështu e quan i mirënjohuri “Gianluca Di Marzio”.

Nëpërmjet një artikulli për të, shkruhet se i biri i legjendës së Shqipërisë, Foto Strakoshës, erdhi tërësisht në heshtje dhe u promovua nga Inzagi, që e kishte pasur më herë edhe te të rinjtë e Lacios këtë njeri. Çfarë të thuash më shumë? Veprat janë parë në fushë, Tomasi duket sikur izolon veten dhe nuk dëgjon asgjë nga bota, duke vendosur kufjet dhe duke ëndërruar sukseset e tij me Lacion dhe Kombëtaren. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top