You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Vëmendja te Shabani, Kosova fiton garën ndaj Shqipërisë për Betim Lumin

Vëmendja te Shabani, Kosova fiton garën ndaj Shqipërisë për Betim Lumin

Betim Lumi shihet si një nga talentet më premtues shqiptarë, teksa aktualisht është pjesë e verilindorëve të Kukësit. Ndërsa vëmendja është transferuar e gjitha te Meritan Shabani, Kosova ka afruar te U-19 lojtarin që kishte interesimin edhe të të rinjve të Shqipërisë.

Futbollisti 18-vjeçar, është pjesë e listë së përfaqësueses U-19 të Kosovës, duke e bindur ftesa e ardhur nga Ramiz Krasniqi. Këto përgatitje janë duke u kryer për ndeshjet që do të zhvillohen në Hungari nga ana e kësaj përfaqësuese nga datat 10 tetor deri më 16 tetor.

Sigurisht, e hidhur kur dëgjojmë për një duel të tillë mes “vëllezërve”, por ky është realiteti i ri, Betim Lumi ishte vetëm njëri prej rasteve të shumta./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top