You are here
Home > Boks > Vëllezërit Keta i shpetuan jetën, Ambra Meda e përlotur: Dhanë shpirtin që unë të buzëqesh sërish

Vëllezërit Keta i shpetuan jetën, Ambra Meda e përlotur: Dhanë shpirtin që unë të buzëqesh sërish

Rreth vitit 2013, Ambra Meda do të diagnostifikohej me një sëmundje shumë të rëndë tumoriale, aqsa rastet të ngjashme në botë ishin vetëm 130.

Boksierët e njohur shqiptar, Ismail dhe Gjetan Keta ishin mbështetësit e saj më të mëdhenj, që i shpëtuan jetën, duke e mbështetur fuqimisht në momentet e saj më të vështira. Tashmë, Meda ishte e ftuara speciale në ndeshjen që Gjetan Keta fitoi ndaj boksierit boshnjak, në finalen e WBU.

E përlotur nga emocionet, Ambra nuk mund të harronte lehtësisht atë ndihmë të madhe që i erdhi nga dy personalitet e njohura të sportit shqiptar. Nëpërmjet disa postimeve të saj në rrjetet sociale, ajo shprehehet se për të kanë dhënë edhe shpirtin, vetëm që t’i rikthehej buzëqeshja.

“Vijnë momente në jetë kur lutesh dhe përlotesh njëkohësisht. Erdha të përkrah ata që dikur dhanë shpirtin që unë të buzëqeshja sërish. Dua t’ju shoh gjithmonë kështu me fitore të tilla që të ngrejnë zemrën peshë dhe të bëjnë të kuptosh se FAMILJA ËSHTË GJITHÇKA.

Ndërsa ky postim shkon për atë, që e shihja të shqetësuar në çdo moment teksa i jepte zemër Gjetan Ketës. Për atë, që më mësoi se në jetë duhet të bësh gjithçka që të buron nga shpirti për të qenë një kampion i mirë brenda teje. Faleminderit që më mësove të mos dorëzohem dhe sot të jem më e fortë se kurrë! Përtej fitores së ndeshjes, ju keni fituar zemrat tona. Urime!”, shkruan Ambra në rrjetet sociale. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top