You are here
Home > Bundesliga > Vëllai i modelit të Kombëtares, Klaus Gjasula nga Tirana arrin në Bundesligë

Vëllai i modelit të Kombëtares, Klaus Gjasula nga Tirana arrin në Bundesligë

Klaus Gjasula do të luajë në Bundesligë gjatë sezonit të ardhshëm me ekipin e Padërbornit. Pasi përfundoi në vendin e dytë në kampionatin e sapombyllur në ligën e dytë të Gjermanisë, mesfushori shqiptar arriti një sukses të madh në karrierën e tij.

Lojtari i lindur në Tiranë, është edhe vëllai i Jurgen Gjasulës. Ky i fundit ka luajtur më parë me Kombëtaren e Shqipërisë, por më shumë mbahet mend si një model, sesa futbollist me vlera. Kjo nuk duket të jetë edhe historia e Klaus Gjasulës, që ka një karakter luftëtari dhe i kushton pak vëmendje paraqitjes së jashtme, përpara asaj që paraqet në fushë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top