You are here
Home > Futboll Bota > Vedat Muriqi me mision të veçantë, takon edhe Elvis Rexhbecaj për t’i hapur sytë rreth Gjermanisë

Vedat Muriqi me mision të veçantë, takon edhe Elvis Rexhbecaj për t’i hapur sytë rreth Gjermanisë

Wolfsburgu dhe Fenerbaçe do të përballen në ditën e sotme në një miqësore që pritet të zhvillohet në 18:30. Këtu do të kemi edhe një duel mes shqiptarëve, pasi nga njëra anë luan Elvis Rexhbecaj, ndërsa në tjetrën Vedat Muriqi.

Ky i fundit do të ketë edhe një mision të veçantë për Kosovën, përtej golave që kërkon të shënojë përgjatë kësaj ndeshje. Rexhbecaj është një nga lojtarët më shumë të diskutuar për t’iu bashkuar dardanëve, por ëndrra kryesore mbetet bashkimi me Gjermaninë. Një mundësi e mirë kjo për të besuar se zgjedhja e mesfushorit shqiptar do të ndërrojë brenda afatit të shtatorit ndikuar edhe nga këshillat e Muriqit, pasi sigurisht që ftesa nga “pancerat” është thuajse e pamundur për mesfushorin e Wolfsburgut. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top