You are here
Home > Futboll Bota > Vazhdon “agjërimi” i Brondbyt në Danimarkë

Vazhdon “agjërimi” i Brondbyt në Danimarkë

Agjërimi” i Brondby-it për të fituar titullin kampion në Danimarkë do të shtyhet edhe me të paktën një tjetër vit. Edhe pse e kryesoi bindshëm kampionatin deri në javën e parafundit të play-offit Brondby nuk arriti të shpallej kampion as në këtë sezon.

Skuadra që ka fituar 10 tituj kampion në Danimarkë nuk e fiton e kampionatin që prej sezonit të largët 2004-2005, plot 13 vite thatësirë. Për të dytën herë në historinë e saj Midtjylland arriti të shpallej kampione e Danimarkës dhe me meritë do të luajë në kualifikueset e Champions League.

Në javën e fundit Midtjylland mposhti 1-0 në shtëpi Horsens me një gol të Del Hende në minutën e 59, duke e mbyllur kampionatin në kuotën e 85 pikëve, 4 më shumë se Brondby që barazoi 1-1 me Aalborg. Verdheblutë nga Copenhageni bënë harakiri në 4 javët e fundit duke humbur ndeshjen direkte ndaj Midtjyallnd dhe duke grumbulluar vetëm 3 pikë.

/Supersport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top