You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Vardari del huq sërish me shqiptarët, Shkëndija e merr kreun dhe festën nga Shkupi

Vardari del huq sërish me shqiptarët, Shkëndija e merr kreun dhe festën nga Shkupi

Pas një hapi të gabuar që Shkëndija bëri në javën e fundit, kjo i kushtoi edhe kryesimin ekipit shqiptar nga Tetova, që kaloi menjëherë pas Vardarit.

Por të duheshin vetëm pak ditë, që djemtë e Osmanit të riktheheshin atje ku i takon, në vendin e parë. Për këtë mendoi edhe Shkupi, që ka mposhtur në ditën e sotme Vardarin me rezultatin 1-0. Një fitore me mjaft vlera jo vetëm për ekipin, por edhe për tifozët, ndërsa “Shvercerat” e kanë ndezur atmosferën që mbrëmjen e djeshme.

Shkëndija nuk ka gabuar në takimin e sotëm, duke fituar me rezultatin 1-2 ndaj Rabotnickit, për t’u rikthyer në kreun e Maqedonisë. Bashkëpunim shqiptarësh, nga Shkupi vjen edhe festa e Tetovës. Vardarit i mbetet vetëm të shoh e të dalë kokëulur nga stadium, ashtu siç bëri edhe në derbin ndaj Shkëndijës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top