Valon Berisha shënon golin e kualifikimit për Salzburgun (Video)

Në përballjet e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve skuadra asutriake e Salzburg priti në ndeshjen e kthimi skuadrën Real Sociedad. Takimi i mbyllur me shifrat 2-1 pati vetëm një protagonist kryesor, Valon Berishën. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës arriti të shënoi golin e dytë të takimit nga pika e bardhë e penalltisë.

Në ndeshjen e parë në Spanjë e mbyllur me rezultatin 2-2, Berisha mungoi për shkak lëndimi. Ndërsa rikthimi i tij në fushë ishte në mënyrën më fantastike të mundëshme. Mesfushori 25-vjeçar hyri në fushë në minutën e 62 të takimit, 12-të minuta më vonë Berisha vulosi kualifikimin. Skuadra e Salzburg ruan kryesimin në kampionatin austriak ndërsa tani po përjeton ëndrrën e kupave evropiane.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author