You are here
Home > Kombëtarja > “Urim dhe mallkim” brenda një telefonate, Cikalleshi bisedon me “plakushin” e Turqisë

“Urim dhe mallkim” brenda një telefonate, Cikalleshi bisedon me “plakushin” e Turqisë

Cikalleshi nuk do të jetë i gatshëm, për dy takimet që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Turqisë dhe Andorrës. Një dëmtim ka ardhur në momentin më të papërshtatshëm për këtë lojtar, që nuk ka mundur t’i bashkohet kuqezinjve.

Në një intervistë për “Supersport”, Cikalleshi ka treguar edhe për bisedën me “plakushin” dhe rikthimin e Turqisë, Emre Belozoglu. Mesfushori i Bashaksheirit kishte 2 vite që nuk thirrej nga Turqia, por pavarësisht moshës 36-vjeçare, është thirrur nga trajneri i ri Gunesh.

“E urova Emren, që është një rikthim i bujshëm. Kam qënë pjesë me të te Bashaksheiri, i thashë se isha i lumtur që iu bashkua Turqisë, por duke i uruar që të mos dilte me rezultat pozitiv nga Shqipëria”, ka thënë Cikalleshi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top