UEFA Youth League/ Shkëndija dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

Championsi për të rinjtë, ja rivalët e Vllaznisë dhe ShkëndijësVllaznia dhe Shkëndija mësuan kundërshtarët e tyre në raundin e parë të Uefa Champions League për të rinjtë. 

Kampionët e Shqipërisë dhe ata të Maqedonisë për 19 vjecarë do të kenë dy përballje në lindje, me Vllazninë e Shkodrës që do të ndeshet me moldavët e Zimbrus ndërsa Shkëndija do të ndeshet me kampionët sllovak të Nitras. 

Në raundin e dytë ndërkohë, Vllaznia në rast kualifikimi do të ndeshet me fituesin e ciftit UCD Dublin-Molde ndërsa Shkëndija me fituesin e ciftit Liepaja-Shakhtor Soligorsk. 

Formati i UEFA Champions League për të rinj është më I ndryshëm se ai i të mëdhenjve, pasi nuk përfshin ndeshjet e fazës së grupeve dhe kampionia në fuqi, në këtë rast Salzburg i Austrisë merr pjesë që në raundin e parë. 

 Në rast se kalojnë dy raundet e para, do të procedohet me shortin e play-off në muajin dhjetor, ndërsa 1/8 startojnë në muajin shkurt të vitit të ardshëm, ndërsa finalja do të luhet më 23 prill në Nion. Për herë të parë në UEFA Champions League të të rinjve, merr pjesë një skuadër shqiptare, me Vllazninë që është përfaqësuese e vendit tonë në këtë kompeticion.

About the author

GALERIA