UEFA me dorë të hekurt, përjashton për 2 vite ekipin e Lenjanit dhe Kukelit

Skuadra zvicerane e Sionit, pë shkak të mos respektimit të “rregullave të licencimit të klubeve”, për dy vite nuk do të mund të luajë në garat evropiane, bëri të ditur sot UEFA.

Numri një i kësaj skuadre Kristian Konstantin për shkak të sulmit të kryer ndaj gaezatarit sportiv u gjobit me 235 mijë euro, ndërsa për këtë sulm ai më parë vuajti dënimin prej 9 muaj qëndrim larg futbollit.

Ata në këtë sezon në raundin e tretë eliminator u mundën nga lituane-zët e Sudovas. Skuadra e Sionit për të cilën luajnë tre futbollist shqiptar – Kasami, Kukeli dhe Lenjani, në kampionatin Zviceran, po lufton për mbetje në elitë. Sioni në shtatë javë parë mbylljes së këtij kampionati, po e mban pozitën e nëntë në renditja dhe ka pikë të njëjtë me Lozanën.

/alsat-m

About the author