U21/ Kosova mposht Norvegjinë e Odegaardit (VIDEO)

Kosova e grupmoshave U 21 ka shënuar fitore në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian kundër Norvegjisë në një ndeshje dramatike, njofton Klan Kosova.

Djelmoshat e Kosovës janë rikthyer nga disavantazhi 0-2, duke barazuar fillimisht në pjesën e parë 2-2 e më pas në pjesën e dytë kanë arritur të shënojnë edhe njëherë duke fituar ndeshjen 3-2.

Loja është zhvilluar në stadiumin olimpik “Adem Jashari”, në Mitrovicë.

Kjo fitore ishte e vlefshme për kualifikimet e kampionatit Europian 2019.

About the author

GALERIA