You are here
Home > Futboll Bota > “U trondit nga stërvitja”! Te Andërlehti tregojnë për përjashtimin e Abazajt

“U trondit nga stërvitja”! Te Andërlehti tregojnë për përjashtimin e Abazajt

Europa League do të luhet pa Kristal Abazajn. Djaloshi 21 vjeçar erdhi me shumë dëshira nga Shqipëria  për të përjetuar ëndrrën Europiane. Fati deshi që ai mos të shkëlqej si në kampionatin shqiptar, por të lihet me ekipin e dytë e ndoshta ndoshta jashtë planeve të skuadrës belge. Një Audi nuk mjaftoi që situate e Abazajt të kaloi pa u vënë re.

Anderlechti udhëton në transfertën sllovake ndaj Trnava. Në letër një ndeshje e thjeshtë për belgën por Devroe e ka marr vendimin. Jashtë listës mbeten dy lojtarë, Luka Adzis dhe Kristal Abazaj. Drejtori sportive  i skuadrës belge sqaron, sipas “VOTEBALL24”,  se Abazaj u penalizua nga stërvitja. Gjendja e tij fizike nuk ishte përballur me një regjim kaq të fort sa në Belgjikë, gjë e cila nuk normalizoi paraqitjen e Abazaj.

Devroe: “E njëjta gjë vlen edhe për Abazajn, ai ka pasur një tronditje nga ritmi i stërvitjes dhe intensiteti, i cili është shumë më i lartë se në Shqipëri, megjithatë puna e tij do të japë fryt”./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top