U përplas me Spahinë, Duro nuk udhëton me skuadrën drejt Vlorës

Sitatë e paqartë te Kukësi në prag të transfertës me Flamurtarin në Vlorë. Skuadra verilindore ndodhet e grumbulluar në qytetin bregdetar, por pa trajnerin Klodian Duro, i cili nuk ka qenë i pranishëm as në seancën stërvitore të së enjtes, para se skuadra të nisej për në Vlorë.

Zyrtarisht klubi e ka justifikuar mospraninë e Duros me probleme të mundshme familjare, është fakt që tekniku 38-vjecar ka patur një përplajse me drejtorin e përgjithshëm Ekrem Spahia, aq sa ndoshta ka vendosur të largohet përfundimisht nga drejtimi i skuadrës.

Vetë Duro i ka shmangur kontaktet me mediat, ndërsa zyra e shtypit të Kukësit nuk jep asnjë informacion më shumë, përvecse njofton se klubi e drejtuesit e presin trajnerin që t’i bashkohet skuadrës në Vlorë.

Gjithcka ka nodhur pas humbjes 0-1 me Partizanin në “Zeqir Ymeri”, në kuadër të javës së 31-të të Superiores, disfatë që erdhi pas një serie të gjatë rezultatesh pozitive. Akualisht Kukësi mban vendin e tretë në kuotë të barabartë pikësh me Teutën si dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku do të përballet me Lacin.

About the author

GALERIA