You are here
Home > Boks > “Tysoni shqiptar” vesh dorezat, rikthehet në ring për t’i bërë jehonë Shqipërisë  

“Tysoni shqiptar” vesh dorezat, rikthehet në ring për t’i bërë jehonë Shqipërisë  

Sportistët shqiptarë thuajse njihen në të gjithë botën për arritjet e tyre të mëdha dhe titujt që kanë sjellë në vendin tonë. I tillë është edhe Nuri Seferi, i cili është edhe krenaria e shqiptarëve në sportin e boksit, aty ku ka arritur të mbajë edhe për 5 vite titullin kampion europe në peshat 75-85kg.

Tashmë Seferi rikthehet sërish në ring, teksa ende nuk bëhet i ditur emri i kundërshtarit të tij dhe sipas programit do të rikthehet të boksojë pikërisht në datën 25 maj. Pavarisht se ende nuk është  bërë publik kundërshtari, në rast fitoreje të Seferit, do të përkthehej në një mundësi të artë që në përballjen pasardhëse të synonte edhe duelin për të fituar titullin kampion bote.

Deri atëherë, i ashtëquajturi edhe si “Majk Tysoni shqiptar”, duhet të kalojë këtë provë, të cilën do ta zhvillojë në fundin e muajit maj në Zvicër, e më saktësisht në Sporthalle Grossmatt,Kirchberg. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top