You are here
Home > Futboll Bota > Turqinë e ftuan për Pavarësinë, tifozët japin “dhuratën e festës”: Serbia është Kosovë!

Turqinë e ftuan për Pavarësinë, tifozët japin “dhuratën e festës”: Serbia është Kosovë!

Kosova festoi në ditën e djeshme 11-vjetorin e saj të Pavarësisë. Federata e Kosovës kishte menduar që për hir të kësaj dite, të zhvillonte një ndeshje mes veteranëve të saj dhe atyre të Turqisë. Kjo përballje u vendos të luhej më 16 shkurt në Prizren, atje ku historia thërret për një gabim në këtë vendim.

Gjithsesi, “dhurata” për dardanët është dhënë nga tifozët turq gjatë takimit mes Bursasporit dhe Akhisarit të zhvilluar për kampionat. Nëse më parë keni dëgjuar thirrjet e ballkanasve “Kosova është Serbi”, në Turqi kanë bërë të kundërtën. “Serbia është Kosovë”, ishte kjo parrulla e parë në stadium, ndërsa përkrah saj gjendej edhe flamuri i shtetit të ri të Kosovës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top