Turqia gjest antisportiv ndaj nesh, fyejnë ngjyrat tona kuq e zi, ja detaji që nuk u vu re…

Miqësia mes dy kombeve duket se nuk rezulton plotësosht  e vërtet. Të parët tanë na kanë mësuar se pas dorës së ngrohtë fshihet shpata e sundimit. Turqia mendon se e ka ende nën sundim Shqipërinë duke mos respektuar flamurin kombëtar kuq e zi. Dhe kjo gjë u bë në arenën evropiane.

Për të treguar antirespekt ndaj nesh, nga ana e turqëve u përdorën fëmijët për të transmetuar mesazhin e fuqishëm të urrejtjes.

Të dyja kombëtaret dolën të shoqëruar nga njëmbëdhjetë fëmijë përkrah çdo lojtari. Por gjërat nuk ishin edhe aq normale sa dukeshin. Ajo çka na ofendon ne si komb është fakti se të dy grupet e fëmijëve, si nga ana e lojtarëve turkë dhe atyre shqiptarë, mbanin veshur vetëm një fanellë sportive, atë të Turqisë.

Një gjest totalisht antisportiv, antikombëtar, dhe deri diku rracist nga ana e vendasëve. Fair-Play nuk u rrespektuar pasi fëmijët duhet të kombinoheshin me të dyja fanellat e kombëtareve. Një kombinim i tillë ndodh kudo.

Edhe në ndeshjen ndaj Serbisë nuk pati një gjest të tillë pasi fëmijët mbanin veshur bluza të UEFA-s me sloganin “No to Racism”. Nuk dihet ende arsyeja e kësaj lloj përzgjedhjeje por e sigurtë që diçka fshihet pas saj.
Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author