You are here
Home > Futboll Bota > Trupi i pajetë i përket Sala, vetëm miku me katër këmbë do e presë…përgjithmonë

Trupi i pajetë i përket Sala, vetëm miku me katër këmbë do e presë…përgjithmonë

Tashmë gjithçka është mbyllur me një tragjedi të vërtetë, ndoshta edhe më të madhen që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e futbollit europian. Ai udhëtim i Emiliano Sala drejt Uellsit, duhet të ishte një jetë e re e nisur me aventurën te Kardifi, por në fakt rezultoi edhe mbyllja e ciklit jetësor.

Kërkimet private të cilat u financuan nga familjarët e Salas dhe bota e sportit, zyrtarizuan faktin se kishin gjetur një trup të pajetë në atë mjet të avionit me të cilin fluturoi piloti Ibottson dhe protagonisti në fjalë. Pas ekzaminimeve të kryera, rezultoi se trupi i pajetë i përket Emiliano Sala.

Por një vëmendje të madhe në mediat e huaja dhe prestigjoze sportive, ka marrë miku i tij më i mirë me katër këmbë, Nala. Qeni ishte birësuar në vitin 2015, ndërsa ishte i vetmi që e shoqëronte gjithmonë lojtarin e Nantesit kudo ai shkonte. Këtë moment tragjik, e ka përjetuar edhe Nala.

Duke hedhur vështrimin përtej derës së shtëpisë, Nala kërkonte që të shihte sërish fytyrën e Sala, ashtu siç gjithmonë ndodhte në fundin e stërvitjeve apo ndeshjeve. Por kjo gjë nuk ka për të ndodhur më, pasi i tillë rezultoi edhe fati i këtij lojtari. Mes shumë njerëzve që ende po e kujtojnë me aq shumë pikëllim ndarjen nga jeta të Sala, gjë e cila nuk zgjat për shumë ditë, “miku më i mirë” ashtu siç e quante edhe argjentinasi qenin e tij, do të jetë gjithmonë duke hedhur vështrimin, për të pritur një mrekulli, pasi nuk arrin të perceptojë se çfarë ka ndodhur gjatë gjithë kësaj kohe. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top