You are here
Home > Kombëtarja > Transferimi i Kristal Abazajt në vendin ku gjen shkëlqimin? Mësohet e vërteta!

Transferimi i Kristal Abazajt në vendin ku gjen shkëlqimin? Mësohet e vërteta!

Kristal Abazaj është një nga lojtarët që e ka arritur Kombëtaren në një nga mënyrat më të vështira, pasi ishte pjesë e Superiores. Sigurisht që futbollistët që janë pjesë e kampionatit shqiptar duhet të kenë një “marsh më shumë” se të tjerët në Europë, për të pritur ftesën e kuqezinjëve.

Por ky sulmues gjatë kohës që luajti me Luftëtarin ka shkëlqyer me gjithë kuptimin e fjalës, duke shënuar gola në të gjitha pozicionet. Situata mbërriti deri aty aqsa mori ftesën e Anderlehtit. Gjigantët belg nuk ngurruan për ta transferuar, megjithëse ambientimi nuk shkoi ashtu siç pritej.

Për të mbërritur në një huazim drejt Osijekut, që tashmë i përket vetëm së kaluarës. Abazaj është duke kërkuar ende për një skuadër të re, ndërsa në orët e fundit u përfol edhe për një afrim në Superiore, në vendin ku ka shkëlqyer më herët.

Vetëm se këtë herë jo te Luftëtari, por te Tirana. Megjithatë sipas asaj që raporton “Sport Ekspres”, Abazaj nuk do të zyrtarizohet te bardheblutë për shkak të mosdakortësimit të kushteve mes palëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top