Tranjeri italian e kthen zyrtare: “E pranova kombëtaren e Kosovës”

Kosova mesa duket kërkon të përsëris Shqipërinë me suksesin e saj debutues në europian, me një italian.

Vanoli për “TMW Radio” në lidhje me mundësinë për të marrë në kontroll të ardhmen e kombëtares së Kosovës, ka pohuar se e ka pranuar këtë ofertë.

“Po, kam pasur kontakte me persona pranë Federatës së Kosovës, të cilët më kanë pyetur, nëse jam i gatshëm. Ju kam thënë “Po”, por me disa kushte, pasi është një kombëtare e vogël dhe e gjitha për t’u ndërtuar nga e para. Ne teknikët italianë punojmë me filozofinë tonë jashtë.

Do të më pëlqente ta merrja këtë iniciativë dhe të nisja një rrugëtim për ta ngritur futbollin kosovar në nivele të rëndësishme. Kosova është kombëtare e re dhe para së gjithash ka nevojë për një qendër teknike. Kam folur me Behramin për të kuptuar disa gjëra, nëse ai dhe të tjerë si Shaqiri, janë gati t’i japin një dorë kombit të tyre, janë të gjithë gati të ndihmojnë apo jo”, – ka thënë Vanoli.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply