Tranjeri i Young Boys (nën)vlerëson pas ndeshjes: “Shpëtuam në Elbasan, por më tej ne ose Partizan Beogradi”

Deklarata e tranjerit të Young Boys pas ndeshjes kundër Skëndërbeut ka qënë shumë konfuze. Teksa paraqitjen e dobët të ekipit të tij është munduar t’ia hedh fushës, ai ka vlerësuar por dhe nënvlerësuar në të njëjtën kohë Skëndërbeun për një kalim grupi të mundshëm. Sipas korcarëve, kjo gjë tashmë mund të konsiderohet një qëllim.

” Duke parë sesi ndeshja erdhi, mund të themi se shpëtuam mirë me 1 pikë. Në fillim e nisëm mirë por kundërshtari e rriti nivelin e lojës në bazë të lojtarëve të mirë që ai ka. Nuk u ankova në fillim por fusha nuk ishte ajo që dukej dhe kjo na pengoi të luajm së bashku dhe me Skëndërbeun, do të ishte një futboll më i mirë nëse bari do të ishte i duhuri. Dinamo e Kievit duket e sigurt ndërsa shoh të mundur ti bashkohemi ne si më tepër favorit, ose Partizani Beogradit”

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author