You are here
Home > Futboll Bota > Trajneri shqiptar ngre figurën e talentit “gërshërë”: I fiksuar pas tyre! E imagjinoja te Milani ose Juventusi

Trajneri shqiptar ngre figurën e talentit “gërshërë”: I fiksuar pas tyre! E imagjinoja te Milani ose Juventusi

Bruno Petkoviç është vetëm një nga shumë futbollistët e dalë nga Kroacia, e që kanë pushtuar nivelet më të larta të futbollit në Europë. Në këtë vend ballkanik, ndodhet padyshim një akademi e madhe e futbollit ,që furnizon gjithë kampionatet elitare me talente.

Në lidhje me futbollistin Petkoviç, ka folur edhe trajneri shqiptar i njohur, Besnik Prenga. Ky i fundit njihet gjerësisht në Shqipëri, ndërsa gjithë kulturën e tij futbollistike e ka marrë në Kroaci. Atje ka mundur të punojë edhe me talentin në fjalë, që aktualisht ndodhet te Bologna.

Në një intervistë për “Goal.com”, Prenga ka komentuar Petkoviç, duke u shprehur se për të imagjinonte skuadra si Milani apo Juventusi.

“Për mua është lojtari më i talentuar që kam parë ndonjëherë. Mendova se do të shkonte te Milani apo Juventusi. U trajnua shumë që në moshë më të hershme, e ushtronte shumë ndërhyrjet “gërshërë”. Gjithmonë i gatshëm për ndërhyrje dhe lëvizje të mrekullueshme. Dallohej lehtëisisht si djalë nga të tjerët. Ndërsa futbollistë te tjerë përpiqeshin për të bërë ndërhyrje të ashpra, përfundonin duke goditur terrenin ose edhe të vrarë, por kjo nuk ndodhte me Petkoviç. Asnjëherë nuk hoqi dorë”, shprehet Prenga. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top