You are here
Home > Futboll Bota > Trajneri që do mbetet në historinë e Kosovës, Bunjaku thërritet në detyrë

Trajneri që do mbetet në historinë e Kosovës, Bunjaku thërritet në detyrë

Albert Bunjaku do të mbahet mend për shumë gjatë në mendjet e të gjithë shqiptarëve, pasi ishte i pari trajner në krye të përfaqësueses dardanase. 47-vjeçari ka qënë në krye të dardanasve para dhe pas pranimit të tyre në UEFA dhe FIFA dhe aktualisht për momentin nuk ka ndonjë skuadër apo Kombëtare nën drejtim.

Për momentin ai banon në Suedi, ku për më shumë se një vit mund të themi se është i “papunë”.Duket se kjo gjë do të zgjasë ende për disa kohë, teksa në një intervistë të tij për të përditshmen “Zëri”, konfiron se do të rikthehet për një projekt të ri në karrirën e tij të trajnimit.

Ish-trajneri i Kosovës, Bunjaki nuk e ka bërë të ditur emrin ende emrin se me të cilin është duke kontaktuar për të arritur një marrëveshje zyrtare, ku në intervisetën e tij thekson faktin se është duke shijuar kohën e lirë me miqtë dhe familjen e tij.

“Momentalisht jam në bisedime për vendimin final të projektit tim të ri dhe po shijoj kohën e lirë me miq e familjarë”, u shpreh mes të tjerash Albert Bunjakum /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top