You are here
Home > Bundesliga > Trajneri i Werder Bremenit e thotë hapur: Rashica? Kur ai ka topin, kundërshtarët kanë frikë

Trajneri i Werder Bremenit e thotë hapur: Rashica? Kur ai ka topin, kundërshtarët kanë frikë

Milot Rashica zhvilloi një kampionat të jashtëzakonshëm në Bundesligë në sezonin e kaluar, sidomos në gjysmën e dytë. Sulmuesi i Kosovës ishte gjithmonë vendimtar në ndeshjet më të rëndësishme ndaj skuadrave të njohura gjermane.

Një bast i fituar i vetë trajnerit të Werder Bremenit, Florian Kohfeld, që gjithmonë ka besuar në aftësitë e këtij lojtari. Gjatë një prononcimi të shkurtër për “Bild”, tekniku gjerman është shprehur se kundërshtarët kanë gjithmonë frikë sa herë e ka topin në kontroll Rashica.

“Rashica është shumë i qartë në lojën e tij. Tani kam ndjenjën se kundërshtarët tanë ka frikë, nëse Rashica ka topin. Për të një ndihmë në gol është po aq i rëndësishëm sa vetë realizimi i tij. Kjo është vërtet shumë për një skuadër. Përveç kësaj, ka hedhur edhe shumë hapa përpara. Unë kam shpresë se ajo gjysma e dytë e sezonit është më shumë normale për Rashicën, sesa e jashtëzakonshme”, ka thënë Kohfeld. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top