You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri i Spanjës ngre “Shpresat” e shqiptarëve: Luani në Europë, e kishim të vështirë ndaj jush

Trajneri i Spanjës ngre “Shpresat” e shqiptarëve: Luani në Europë, e kishim të vështirë ndaj jush

“Shpresat” e Alban Bushit janë dorëzuar në pesë minutat e fundit të ndeshjes mes Spanjës. Hiberikët përfituan nga lodhja e lojtarëve kuqezinjë duke surprizuar me golin e fitores. Ndonëse Shqipëria qendroi heroike në fushë duke shpresuar edhe për një barazim.

Pas përfundimit në një intervistë për “RTSH”, trajneri i spanjollëve është shprehur i surprizuar nga loja e të rinjëve shqiptarë, duke mos hezituar të japë edhe  një komplimet për Kombëtaren U-21.

“Kishim ardhur për të fituar dhe ia dolëm. Do më kishte pëlqyer të fitonim me rezultat të thellë. Bëmë një gol që na gëzoi, por skuadra e Shqipërisë na vuri shumë në vështirësi. Është një ekip në rritje. Ka një ekip të mirë me lojtarë të mirë që luajnë në Europë. E kishim të vështirë të fitonim sot”.- ka përfunduar De la Fuente. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top